Shisnin telefona të kontrabanduar, arrestohen 3 të rinj, dhjetëra aparate të sekuestruara

0

Tre të rinj janë arrestuar pasi shisnin telefona kontrabandë. Në pranga përfunduan shtetasit M. Xh., 28 vjeç, E. L., 34 vjeç dhe E. P., 24 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të këtyre shtetasve, në Kamzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Njoftimi i policise:

Vihen në pranga pronarët e 3 subjekteve tregtare, sekuestrohen 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 2”, kanë goditur 3 raste të tjera të kontrabandës së mallrave, për të cilat u bë arrestimi i shtetasve:

– M. Xh., 28 vjeç, E. L., 34 vjeç dhe E. P., 24 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të këtyre shtetasve, në Kamzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu