Sali Berisha tani dhe në TikTok, hedh videon e tij të parë!

0

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha së fundmi i është bashkuar një tjetër rrjeti social, atij të TikTok-ut.

Në videon e tij të parë në TikTok, Berisha shprehet entuziast që tashmë është pjesë e këtij kanali, duke zbuluar se teknologjia ka qenë gjithnjë një nga pasionet e tij.

“Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar TikTok. Jam entuziast se sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali, që jep përparim të shpejtë. E vërteta është se ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë i imi teknologjia. Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë, të internetit, kriptoteknologjisë, inteligjencës artificiale. Sot të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në zyrat qendrore të Apple dhe kompanive të tjera të mëdha high tech. Kurse këtu ai tjetri thotë se punë ka por profesionistë nuk ka. E vërteta është tjetër.

Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka. Ndaj dhe PD do të përcaktojë objektiv kryesor të programit të saj vendosjen pikërisht të këtyre sektorëve si promotorë apo në zemër të ekonomisë shqiptare, me besimin më të madh, se ju të rinjtë e vendit do ta çoni përpara këtë revolucion dhe me mendjen e energjitë tuaja, mund të shndërroni Shqipërinë në një ‘Silicon Valley’ të Europës dekadën që vjen. Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo sfidë është largimi i kësaj qeverie, e cila në vend se të krijojë të gjitha kushtet për ju, preferon t’ju përzërë nga vendi juaj.

Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni, ndaj dhe ju ftoj le të bashkohemi në forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar për ju këtu në Shqipëri të gjitha mundësitë që ju të ndryshoni kombin dhe vendin tuaj”, thotë Sali Berisha.

Ish-kryeministri i PD-së Sali Berisha së fundmi i është bashkuar një tjetër rrjeti social, atij të TikTok-ut.
Në videon e tij të parë në TikTok, Berisha shprehet entuziast që tashmë është pjesë e këtij kanali, duke zbuluar se teknologjia ka qenë gjithnjë një nga pasionet e tij.
“Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar TikTok. Jam entuziast se sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali, që jep përparim të shpejtë. E vërteta është se ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë i imi teknologjia. Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë, të internetit, kriptoteknologjisë, inteligjencës artificiale. Sot të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në zyrat qendrore të Apple dhe kompanive të tjera të mëdha high tech. Kurse këtu ai tjetri thotë se punë ka por profesionistë nuk ka. E vërteta është tjetër.

Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka. Ndaj dhe PD do të përcaktojë objektiv kryesor të programit të saj vendosjen pikërisht të këtyre sektorëve si promotorë apo në zemër të ekonomisë shqiptare, me besimin më të madh, se ju të rinjtë e vendit do ta çoni përpara këtë revolucion dhe me mendjen e energjitë tuaja, mund të shndërroni Shqipërinë në një ‘Silicon Valley’ të Europës dekadën që vjen. Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo sfidë është largimi i kësaj qeverie, e cila në vend se të krijojë të gjitha kushtet për ju, preferon t’ju përzërë nga vendi juaj.

Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni, ndaj dhe ju ftoj le të bashkohemi në forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar për ju këtu në Shqipëri të gjitha mundësitë që ju të ndryshoni kombin dhe vendin tuaj”, shprehet Sali Berisha. Infoweb Media

@prof.dr.saliberisha

Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh

♬ original sound – Sali Berisha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu