Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, përmes Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ka arrestuar në flagrancë shtetasin F. Gj., 65 vjeç, banues në Cërrik, dhe ka referuar materialet në Prokurori për nisjen e procedimit në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 59 vjeç. Aksidenti ndodhi dje në aksin rrugor “Cërrik-Mollas”, ku automjeti i drejtuar nga A. M. përplasi një motomjet të drejtuar nga shtetasi F. Gj., i cili nuk kishte leje drejtimi. Të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.