Shkarkohet nga detyra inspektorja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, trupa gjykuese e ndarë në dy

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të inspektores së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Brunilda Çarçiu. Gjatë seancës dëgjimore më 14 qershor, Çarçiu u pyet dhe dha shpjegimet për pasurinë dhe statusin e magjistratit, ndërsa doli me mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Por në ditën e sotme, trupa e KPK-së është ndarë lidhur me Vettingut e Çarçiut, pasi shumica ka vlerësuar që subjekti t’i nënshtrohet procesit të rivlerësimit kalimtar si inspektore dhe ish-gjyqtare, ndërsa pakica dhe “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit” kanë paraqitur mendim se Çarçiu nuk është subjekt rivlerësimi dhe se procesi duhet të ndërpritet. Por u vendos e kundërta, e Çarçiu u shkarkua.

Çarçiu është emëruar gjyqtare në vitin 1991 në Gjykatën e Gramshit dhe në vitin 2000 ka dhënë dorëheqjen duke u emëruar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë. Në vitin 2011, Çarçiu ka filluar punë si specialiste pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në nëntor të 2016-ës, është emëruar si inspektore në këtë institucion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu