Shkatërrohen kalldrëmet e lagjes Manalat në Gjirokastër

0

Bënë punë dhe na sollën ujë, por me thënë të drejtën këtu na kanë lënë, si mos më keq. S’kemi ku shkojnë fare nga këtu e poshtë”, kështu është shprehur një nga banorët e lagjes së Manalatit në qytetin e Gjirokastrës.

Kalldrëmet qindra vjeçare të lagjes Manalat në Gjirokastër janë shkatërruar. Nga punimet e një viti më parë për rehabilitimin e rrjetit të furnizimit me ujë nga kompania Strabag. Jo vetëm që makinat nuk kalojnë më, por dhe qytetarët kanë shumë vështirësi.

“Nuk guxojmë të ecim, këtu kanë rënë njerëz kanë thyer këmbët, duart”, u shpreh një tjetër qytetar.

Projekti përfund në mes të këtij vit por historia e kësaj zone do të humbë.

“Erdhi firma hapi rrugën vendosi tubat, e bënë në këtë gjendje edhe ikën”, tregon ai.

Askush nuk është kujdesur nga pushteti vendor që të pastrojë inertet apo ti kërkojë llogari firmës që kreu punimet për shkatërrimin e rrugës në këtë lagje muzeale.

Në këtë lagje muzeale që vetëm e tillë s’duket më banojnë rreth 500 banorë.

Ata kanë dorëzuar në Bashkinë e Gjirokastrës në fund të viti të shkuar dhe një peticion, por as tani pas 3 muaj nuk ka asnjë reagim.

“I jemi drejtuar Bashkisë që në 21 dhjetor me një peticion që e protokolluam. Pot askush nuk ka kthyer përgjigje apo të  ketë marrë ndonjë masë”, tha ai.

Ndërkohë ABC kontaktoi me drejtorin e ujësjellësit dhe ai tha se rrugët do rehabilitohen pasi projekti nuk ka përfunduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu