Shkatërrohet banda e grabitësve në Italia, pranga 4 shqiptarëve dhe 1 serbi

0

Një bandë grabitësish është goditur në Itali ku në pranga mësohet se kanë rënë 4 shqiptarë dhe një person nga Serbia. Gjatë natës policia ka marrë një thirrje nga një grup turistësh të cilët denoncuan se ishin grabitur nga një bandë.

5 personat që tashmë janë arrestuar mësohet se u ka dalë para turistëve nga Bolonja dhe duke i kërcënuar u ka marrë atyre celulare si dhe një portofol që në të ishin 40 mijë euro.

Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tyre ku pas disa orësh ka arritur t’i vërë në pranga. Të arrestuari mësohet se janë 4 shqiptarë dhe një serb, tre prej tyre ishin të mitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu