Ky është 23 vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Itali pasi e rrahën me shkopa bejzbolli (FOTO, EMRI)

0

Atilio Ndreca është 23-vjeçari nga fshati Spiten i Lezhës që u masakrua me shkop bejsbolli nga një grup personash në Itali dhe ndërroi jetë ditën e djeshme në spital.

Në gjendje të rëndë ndodhet edhe miku i tij italian, Pier Francesco Ferrari. Ngjarja ndodhi në një parkim në Mottella, ku shqiptari dhe italiani u zunë në pritë nga një grup prej 4-5 vetash, të cilët kishin me vete sende të forta.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes të rinjve, ndërsa policia italiane po heton në disa pista, ku ndër to përfshihet edhe ajo për pazaret e drogës.

Megjithatë, Atilio Ndreca njihej në vendlindje si njeri i qetë dhe pa probleme. Ngjarja ka tronditur edhe fqinjët e tij. Ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur edhe Kisha e Shllezhdrit në Lezhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu