Shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle, arrestohen 5 trafikantë, policia iu zbulon fermën me drogë me vlerë 480 mijë euro

0

Policia spanjolle ka mundur të godasë një grup shqiptaro-spanjoll të trafikimit të drogës.

Gjatë bastisjes së një ferme kanabisi, ku ishin mbjellë rreth 5000 metra tokë, policia ka gjetur rreth 84.14 marijuanë të gatshme për shitje, vlera e së cilës arrin deri në 480 mijë euro.

Veç drogës, autoritetet thonë se banda ka vjedhur energji elektrike me vlerë 70 mijë euro.

Dyshimet e policisë kanë qenë prej kohësh, se në një lagje në Sentmenat, kultivohej drogë. Zhurmat e vazhdueshme që krijoheshin brenda fermës, ngritën shqetësimin e banorëve të zonës, të cilët, pas muajsh durimi vendosën të lajmëronin autoritetet.

Efektivët nuk ndërhynë menjëherë. Ata ruajtën një furgon që i përkiste grupit dhe që shërbente për të shpërndarë drogën. Gjatë ndjekjes së saj, rezultoi se një person dërgoi në një tjetër vend 28 pako kanabisi.

Pikërisht në këtë moment ndodhi dhe ndërhyrja e efektivëve, të cilët arrestuan 5 persona, përfshirë dhe krerët kryesorë të bandës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu