Shkencëtarët flasin për rrezikun e asteroidit “Zoti i Kaosit”

0

Asteroidi famëkeq “Zot i kaosit” përbën më pak rrezik sesa mendonim, sipas ekspertëve. Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe NASA vënë në dukje se nuk ka asnjë shans që Apophis ta godasë Tokën përgjatë shekullit të ardhshëm.

Apophis, emëruar pas hyjnisë egjiptiane si “Zoti i kaosit” u zbulua për herë të parë në 2004, dhe studiuesit sugjeruan se mund të godiste Tokën në 2029 dhe 2036-ën. Por studimet e mëtejshme përjashtuan mundësinë e përplasjes. Ekspertët mbetën të shqetësuar për një përplasje të mundshme në vitin 2068.

Apophis do të fluturojë përtej Tokës në 2029, duke kaluar në një distancë prej më pak se 35.000 km, aq afër sa që do të jetë i dukshëm me sy të lirë. Kjo ishte një arsye shqetësuese për shkencëtarët pasi afrimi sa më pranë planetit tonë, mund të ndikohej nga graviteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu