Shkodër/ Përfshihet nga flakët banesa, lëndohet 61-vjeçarja

0

Një banesë në Shkodër është përfshirë nga flakët, ku për pasojë ka mbetur e lënduar një 61-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Omaraj në Malësi të Madhe, rreth orës 10:20, ku shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Policia bën me dije se 61-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes.

Informacion paraprak/Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases 61 vjeçe, në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe. Nga flakët është dëmtuar kjo shtetase dhe si pasojë po merr asistencë mjekësore në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu