Arrestohet një 53-vjeçar në Durrës pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

0

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. A.K., banues në Durrës u kap në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në qytetin bregdetar.

Gjithashtu në Shijak një 46-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi gruan e tij.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 46 vjeç, banues në fshatin Kodër Sukth, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 34 vjeç, banues në fshatin Lekaj, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin qarkullonte, u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, ka rezultuar se ka vjedhur energji elektrike, për pajisjet në lokalin e tij, në lagjen nr. 13.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu