Shkodran Tolaj, Josif Gjipali, Besiana Mehmeti, Kastriot Tusha e shumë artist të tjerë, të ftuar të Sokol Gugës në programin e Nënë Terezës.

0

Duket se gjithcka po merr formë në organizimin madhështor të producentit e prezantuesit Sokol Guga, i cili do të sjell një program artistik humanitar e televiziv ditën e shenjtërimit të Nënë Terezes.
Burime nga stafi na bëjnë me dije se filantropet dhe njerëzit e suksesshem që do te ngjiten në skenë për tu vlersuar me kupe janë në përfundim dhe se aktualisht Sokol Guga e Shkodran Tolaj i cili është drejtor artistik i spektaklit së bashku me dirigjenten Agona Cupi e Jusiald Xhani janë duke realizuar takime të herë pas hershme në Shkup për të vendosur se cilet do të jenë artistët që do të jenë të ftuar special të spektaklit më të madh të organizuar ndonjëher për figuren aq të dashur në mbarë botën, Nënë Tereza.
Emrat e medhënj të muzikës klasike si, tenori i famshëm shqiptar Kastriot Tusha, këngëtaria Besiana Mehmeti, tenori me famë botërore Josif Gjipali, drejtori artistik Shkodran Tolaj, ansambli shqiptar i këngëve dhe valleve i Maqedonisë së Veriut, kori i spektaklit dhe orkestra filarmonike e drejtuar nga dirigjentia Agona Cupi janë elementët artistik që Guga do të ngjisë në skenë. Në rrjetet sociale, shohim producentin që është shumë i kujdesshëm të prek çdo detaj vetë me duar të shfaqes. Skenografia e këtij edicioni i është besuar përsëri ikonës së skenografisë televizive shqiptare, Bashkim Zahaj.
Spektakli do të drejtohet nga Sokol Guga e Amela Mukaj, i cili do të transmetohet në televizionin kombetar Klan Plus e Klan Macedonia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu