“Shkofsh në parajsë!”, ndjekësia ‘çmendet’ dhe i uron vdekjen Beatrix/ Reagon kurshërira: Njeri i shpifur!

0

Prej disa kohësh, Beatrix Ramosaj, është në qendër të vëmendjes nga pjesëmarrja e saj në formatin e suksesshëm “Big Brother VIP”.

Gjithsesi reagimet ndaj saj kanë qenë të shumta, sidomos pas lidhjes me Donaldin, i cili i kishte shfaqur publikut momente romantike me prezantuesen Bora Zemani.

Anxhelina, kushërira e Beatrix, publikoi në Instastory një foto të kushërirës së saj ku shkruan “Shpirt i bardhë”, por mori një që nuk e priste një ndjekës.

“Në qoftë se është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra meqë paska mbetur bardhësia te ajo. Pfff”, shkruan ndjekësi.

Ndërsa Anxhelina i ka kthyer po ashtu mesazh në “Instagram”: “Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur! Të pastë zoti në dorë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu