Rama në përurimin e Pediatrisë në QSUT: Kush punon më shumë, do paguhet më shumë

0

Kryeministri Rama ishte sot në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ko mori pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja të Pediatrisë, ku pritet që të marrin shërbimin shëndetësor të gjithë fëmijët që do të kenë nevojë.

Rama: Plotësimi i kushteve për tu dhënë mjekëve dhe infermierëve mundësinë që të ndihen në një hapësirë omptimale për të ushtruar profesionin e tyre, është një motiv i fortë për të shërbyer me përkushtim. Ata që duan të thonë dicka edhe kur s’ka gjë për të thënë, përsërisin se nuk janë godinat, fasadat për të bërë ndryshimin, por njerëzit. Sado që njerëzit sakrifikojnë sic ka ndodhur në gjithë shërbimin e sistemit tonë shëndetësor, prapë së prapë është e pamundur të pretendosh që të japësh maksimumin nëse s’ke kushtet e nevojshme të punës. Marrëdhënia mes njerëzve dhe përfaqësuesve të sistemit shëndetësor, ka qenë tepër e tensionuar, dhe sipas meje ishin kushtet ato që e bënin këtë marrëdhënie të tillë.

Sot jemi në një fazë tjetër, por patjetër ne na duhet të shkojmë përtej godinave dhe kushteve fizike, jo vetën me fuqizimin e mëbshtetjes për personelin, por edhe me krijimin e një hapësire të re ndërveprimi mes personelit të spitaleve dhe vetë shtetit.

Mjekët do të vlerësohen sipas meritës dhe këtë meritë duhet ta vënë në pah për përmirësimin e sistemit. I gjithë procesi i administrimit të të ardhurave në dispozicion të spitaleve duhet të kalojë nëpërmjet një strukture të re funksionimi, që i jep trupave shëndetësore pushtet vendimmarrës për shumëcka, përtej pagës së tyre, për furnizimet, për mënyrën e organizimit të ndërveprimeve dhe patjetër për investimet. Gjë që bën që trupa të kthehet nga një trupë e cila pret me gojën hapur nga lart, nga qeveria, nga ministria, në një trupë e cila udhëheq procesin dhe rikthen ministrinë dhe qeverinë në mbështetëse dhe garante të këtij procesi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu