Shkoi për të protestuar, por e nxorën jashtë PD/ Flet Ibsen Elezi

0

 

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili u nxor nga ambientet e PD-së, vijon të qëndrojë në portën hyrëse të ambienteve të selisë blu, nga ku kërkon largimin e Lulzim Bashës.

Elezi ka thënë se kjo protestë do të vazhdojë dhe dita-ditës do të mbledhë më shumë qytetarë, pasi sipas tij, Basha duhet të largohet menjëherë për t’i hapur rrugë ristrukturimit të partisë. Ai ka theksuar se Basha është duke bërë politikë fisi dhe shoqërie, duke bllokuar procesin demokratik brenda saj.

Ibsen Elezi: Në këtë protestë kam thirrur qytetarë që të vijnë, si edhe të gjithë demokratët. Ky aksion do të vazhdojë çdo ditë me radhë. Do mblidhemi këtu.Nuk kemi ardhur të hymë në PD, se nuk jemi pushtues. Demokratët duhet të ndërgjegjësohen. Basha boll, kjo është ajo që kemi ardhur t’i themi sot liderit të PD.

Kam parë në facebook me dhjetëra deklarata që mos shkoni sot se do të ketë konflikt. Ne kërkojmë të largohet. Unë nuk e di nëse e kanë në plan që të përgjigjen para qytetarëve për shkatërrimin e demokacisë. Çdokush që shprehet kudra vazhdimit të palacollikut të Bashës. Ata po ecin me sistemin e Veliajt, i marrin emrat e qytetarëve dhe i verifikojnë dhe i çojnë mesazhe të njëjtën gjë që bën Veliaj.

Kadiklli ka të drejtën e vet. Nuk kam fare simpati për të, por është e drejta e tij që të futet në garë. Konkurrenca është kriteri i së djathtës.

Ky kauzat e mbrojtjes së votës i dështoi vetë dhe i nxori demokratët në protestë i mbyti me gaz dhe i la.

Nuk e di nëse do kandidoj se nuk është synimi im, por kam bërë thirrje që këtu tregohet nëse u dhimbset PD. Një anëtar i thjeshtë të më kishte thirr sot unë do isha këtu. Emrat nuk e bëjnë partinë, por pikëpamjet. Këta e kanë bërë politikë fisesh dhe funksionojnë me rrethe shoqërore.

Njerëzit do mblidhen se nuk ka zgjidhje tjetër. Basha ka dy rrugë të përcaktuara nga politika e vet, e detyrojnë skandalet dhe gafat e bërjes së opozitarizmit në këto tetë vite. Na more në qafë thonë të gjithë. Këta po luajnë me strategji dhe po tallen e kanë shkatërruar në themel procesin demokratik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu