Shkoi të mjekohej për mishërat e dhëmbëve,dentisti i hoqi të gjitha nervat e dhëmbëve

0

Në qytetin e Fierit një qytetare, e cila nuk nuk është identifikuar, tregon për një televizion kombëtar, se ka kërkuar ndihmën e stomatologut Artan Canaj, për të trajtuar një situatë paradontoze. Trajtimi ka zgjatur 2 muaj dhe dentisti Canaj i ka hequr të gjithë nervat e 28 dhëmbëve.Pas kësaj procedure, zonja ka patur shumë shqetësime dhe i ka nisur infeksioni. Një tjetër stomatologe, ajo që konstatoi infeksionin, shprehet, se mjekimi është i gabuar dhe nuk e kupton heqjen e të gjithë nervave.Vetë dentisti Artan Canaj ka një sjellje agresive ndaj zonjës dhe grupit të xhirimit, duke thënë madje se zonja është sëmurë e nuk e njeh fare. Ne biseduam me stomatologun kirurg Bashkim Murati, i cili shpjegon, se cfarë është paradontoza, e cila nuk kurohet me heqjen e nervit. Sipas Muratit, nervat e të gjithë dhëmbëve nuk mund të hiqen, pasi trajtimi jo korrekt, sjell infeksion dhe rëndon këtë patologji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu