Nisja e vitit shkollor shoqërohet me shpenzime për familjet që kanë fëmijë në shkollë. Këtë fundjavë prindër e fëmijë janë duke mbyllur blerjet e fundit për veshmbathje dhe aksesorët që i nevojiten për në shkollë. Vit pas viti fatura financiare ka ardhur në rritje, shpesh edhe e papërballueshme për shumë familje. Prindërit në Elbasan thonë se pavarësisht mundësive janë të detyruar të bëjnë blerje pasi janë mjete dhe produkte bazike për të nisur vitin e ri shkollor.
Edhe pse për arsimin 9-vjeçar librat shpërndahen falas në shkolla, në rastet kur janë të dëmtuara ose shumë të përdorura prindërit detyrohen ti blejnë të reja.
Sakaq këtë vit në bashkinë e Elbasanit do të ulen në bankat e shkollës rreth 15 mijë nxënës 1200 prej të cilëve për herë të parë./Infoweb Media





