“Shkonte mirë me të gjithë”, shqiptari që vdiq në Itali këtë vit mbaronte shkollën për mekanik

0

Lorenzo Pjetrushi, i riu shqiptar që humbi jetën teksa bënte një video për TikTok, këtë vit do mbaronte shkollën e mesme dhe do merrte diplomën për mekanik.

I riu po provonte sfidën e rrezikshme të TikTok, duke bërë “surf” mbi makinën në lëvizje kur u rrëzua dhe dëmtoi rëndë kokën. Ai qendroi 9 ditë në i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv dhe të martën pasdite ndërroi jetë.

Zëvendësdrejtori i shkollës ku ai studionte, Massimo Lunardelli me zërin duke u dridhur thotë se ai dhe shokët e klasës së Lorenzos, shpresonin se ai do ia dilte.

“Ne besuam me gjithë zemër se ai do t’ia dilte. Lorenzo Pjetrushi ishte një djalë i shkëlqyer, i integruar shumë mirë në klasë. Ai kishte ndjekur institutin tonë Obici prej 5 vitesh. Pas dy vitesh, kur arriti në vitin e tretë, zgjodhi kursin e mirëmbajtjes mekanike. Edhe disa muaj studime dhe më pas do të kishte marrë diplomën e shkollës së mesme. Ai kishte vërtet një karakter të bukur, ai shkonte mirë me shokët e tij të klasës”.

Sot, për të gjithë, në shkollë është e vështirë, pasi duhet të përballen me një tavolinë të zbrazët, duke ditur që shoku i tyre 18 vjeçar nuk do të kthehet më kurrë. Tragjedia ka tronditur rëndë edhe familjen e tij, e cila, me shumë sakrifica dhe shumë punë, kishte arritur të ndërtonte një imazh dinjitoz. Shtëpia e vjetër që ata kishin blerë në Ormelle është shndërruar në një shtëpi ngushëllimesh.

Deri para datës 20 janar, çdo gjë shkonte mirë në familjen e Lorenzos, i cili kishte një vëlla të madh 24-vjeç dhe dy motra binjake. Por mjaftoi një festë ditëlindje mes disa të rinjve për të shkatërruar qetësinë e familjes së tij.

Atë mbrëmje, Lorenzo, kushëriri dhe tre shokë të tij vendosën të provonin video-t që publikohen në rrjetet sociale. Ishte Lorenzo ai që hipi mbi makinë dhe provoi të qendronte në këmbë teksa makina ishte në lëvizje. Por një manovër e rrezikshme nga kushëriri i tij, bëri që ai të rrëzohej dhe të dëmtonte rëndë kokën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu