Shkrumbohen tre makina, dyshimet e para të policisë

0
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Tre makina janë djegur gjatë natës në Shkodër.

Uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 03:25, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, ndërsa është djegur pjesërisht edhe një makinë tjetër.

Dy makinat e djegura plotësisht i përkasin dy vëllezërve, shtetasve A. D., 22 vjeç dhe A. D., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërsa makina e djegur pjesërisht i përket shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu