Shkrumbohet autobuzi në autostradën Tiranë-Elbasan

0

Një autobuz me pasagjer është përfshirë nga flakët pasditen e sotme ne autostradën Tiranë-Elbasan.

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha, pasi autobuzi është shkrumbuat i tëri.

Mësohet se flakët kanë nisur në pjesen e pasme të autobusit duke u shpërndarë më pas në të gjithë mjetin.

Pasagjerët që po udhëtonin kanë zbritur menjëherë.

Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqet e djegijes së mjetit të transportit publik.

Si pasoje e ngjarjes në autostradën Tiranë-Elbasan është krijuar trafik i rënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu