Shkrumbohet banesa në Elbasan, autorë dyshohen familjarë të pronares

0

ELBASAN– Një banesë prej druri në pronësi të një gruaje me iniciale L. H., është shkrumbuar mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, në llagjen “5 maji”, mëngjesin e sotëm.

Kjo është hera e dytë që digjet banesa e gruas në fjalë, pasi edhe më herët i është shkrumbuar nga flakët.

Të dyja herët, dyshohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.

Autorët e mundshëm janë disa persona, familjarë të L. H., me të cilët pronarja e banesës ka pasur konflikte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu