Shkrumbohet banesa në Elbasan (VIDEO)

0

ELBASAN- Shkrumbohet banesa në Krastë të Elbasanit.

Banesa, e cila është në pronësi të Hysen Grami, është djegur pjesërisht, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, e fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Zjarrfikëset lokalizuan dhe fikën flakët.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu