Shkrumbohet nga flakët një makinë në orët  e para të mëngjesit

0

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët  e para të mëngjesit të kësaj të premtje në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15, Durrës, ku ka marrë flakë mjeti tip “BMW”. Burimet bëjnë me dije se mjeti i djegur është në pronësi të Robert Xhangolit pronar mjetesh transporti.

Ndër të tjera mësohet se ai është një person pa precedencë penale.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici disa persona të dyshuar.

“Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu