Shkrumbohet nga flakët stani në Maliq/ Ngordhin më shumë se 40 bagëti

0

Një stan është përfshirë nga flakët në fshatin Kaçak të Maliqit. Stani ishte në pronësi të shtetasit Petrit Fasho.

Mësohet se ambienti është shkrumbuar totalisht ndërkohë që gjithë bagëtitë e fermerit kanë ngordhur, një viç e më tepër se 40 kec.

Sipas përllogaritjeve dëmi është i konsiderueshëm.

Ndërkohë zjarrfiksja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve sapo ka arritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu