Spanjë-Shqipëri, momenti jashtë stadiumit; Tifozët spanjollë kore fyese kundër Kosovës

0

Ditën e djeshme, Shqipëria u mund me rezultatin 2-1 në ndeshjen miqësore ndaj Spanjës. Takimi u dominua nga vendasit, por djemtë “kuqezi” bën një lojë të bukur. Takimi u zhvillua në Barcelonë, në zemrën e Katalonjës dhe lojtarët e Spanjës u përshëndetën nga një stadium plot dhe tifozët që valëvitnin flamujt spanjollë dhe duartrokitën përshëndetën himnin kombëtar.

Përveç kësaj, nëpër tribunë u shpalos një flamur i madh i Spanjës, ku shkruhej: “Barcelona i përket Spanjës”. Megjithatë, këto nuk ishin thirrjet e vetme politike në ambientet brenda dhe jashtë stadiumit në Barcelona.

Disa nga tifozët spanjollë kishin përgatitur edhe një parullë të cilën e shpalosën jashtë stadiumit një mesazh skandaloz. “Kosova është Serbi – Katalonja është Spanjë” – thuhej në mesazhin skandaloz dhe qesharak të tifozëve spanjollë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu