Shkrumbohet tërësisht mjeti, nxirren trupat e pajetë (DETAJE)

0

 

Një çift është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kryemdhenj të Kavajës. Gruaja ishte e karbonizuar thuajse tërësisht brenda një mjeti, ndërsa bashkëshorti u gjet disa metra më tutje i vetëvarur në një pemë.

Flakët e një mjeti që po digjej matanë kodrave të fshatit alarmuan banorët e fshatit të patrazuar nga histori të tilla të cilët pasi mbërritën menjëherë në zonë panë ngjarjen makabër. Pak minuta më vonë policia bën të ditura rrethanat e para të ngjarjes.

Bilbi Shirja 48 vjeç kishte vrarë dhe djegur në makinë bashkëshorten Fëllënxën 45 vjeç dhe më pas ishte vetëvarur në pemë. Çifti kishin 2 fëmijë, një vajzë të martuar dhe një djalë 17 vjeç të cilët humbën brenda ditës të dy prindërit në rrethana tragjike.

Po çfarë ndodhi mes tyre?

Sipas dhe informacioneve të marra në terren tha çifti kishte nisur 2 muaj më parë procedurat e divorcit ndërsa këtë të hënë pritej zgjidhja përfundimtare e martesës.
Ndërsa mëngjesin e sotëm Fëllënxa po bëhej gati të nisej për në punë pasi punonte në një rrobaqepësi në Golem, kur në banesën ku jetonte tashmë e vetme i ishte shfaqur Bilbili.

Dyshohet se ai e ka futur me dhunë në makinë dhe më pas e ka çuar në një zonë të parrahur nga banorët e zonës ku i ka vënë flakën duke e djegur të gjallë.

Pak çaste më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Bashkëfshatarët janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa askush nuk flet keq për ta. Disa të tjerë nën zë pohojnë se e dinin që kishin probleme mes njëri -tjetrit.

“E njoh, ka qenë gati moshatar me mua. Nuk ishte djalë i keq”, thotë për Fax Neës një nga banorët. Ndërsa të tjerët tregojnë me detaje se si e panë tymin e zjarrin që vinte matanë dhe si i gjetën të ndjerët.

Ende nuk është e qartë se si Bilbili ka mundur të shkojë me mjetin e Fëllënxës deri në zonën ku janë gjetur trupat, pasi për shkak të aksit të parehabilituar mjetet e ulta nuk mund të kalojnë.

Madje për shkak të terrenit, forcat e policisë i kanë hequr trupat nga vendngjarja pas më shumë se 8 orësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu