Shkulje flokësh dhe grushte , rrihen keq adoleshentet

0

 

Tashmë është bërë mëse e zakonshme që sherret në rrugë të ndodhin edhe mes vajzave. Më parë, të gjithë mendonin se djemtë ishin ata të cilët shkaktonin zënka, apo krijonin probleme. Por, siç duket tashmë gjërat kanë ndryshuar. Dy vajza janë filmuar ditën e sotme pranë shkollës 9-vjeçare Musine Kokalari në Tiranë, duke u zënë me njëra-tjetrën dhe shkak është bërë çështja e të dashurve.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ ALBANIA, vajzat qëllojnë me grushte njëra-tjetrën ndërkohë që një vajzë tjetër mundohet të ulë gjakrat dhe t’i ndajë. Theksojmë se raste të tilla po raportohen shpesh në vendin tonë saqë mund të themi se kjo gjë është kthyer në fenomen tashmë.

Ndërkohë, qytetari krahas videos së dërguar pranë redaksisë sonë ka shkruar “Shkolla 9-vjeçare Musine Kokalari. Vajzat në klasë të 7 zihen për një të dashur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu