Shkumbini rrezikon të dalë nga shtrati. Prurje të mëdha uji

0

 

Reshjet e dendura të shiut në Elbasan gjatë natës kanë fryrë lumin e Shkumbinit duke rrezikuar që të dalë nga shtrati. Lumi është fryrë në pikat e tij maksimale nga prurjet e shumta të ujit, duke bërë që situata të jetë serioze.
Nësa reshjet vazhdojnë, të rrezikuara mbeten fusha e Cërrikut, zona e Peqinit, Rrogozhina, deri në grykëderdhjen e tij në Adriatik.

Edhe përroi i Zaranikës është fryrë dhe rrezikon gjithashtu të dalë nga shtatit. Dalja e tyre nga shtati mund të sjellë përmbytjen e tokave rreth tyre.

Ndërkohë kanë vazhduar rrëshqitjet e gurëve dhe inerteve në akset rrugore Elbasan-Qafëthanë, Gramsh-Korçë si dhe në mjaft rrugë dytësore që lidhin fshatrat me qytetet e qarkut.
Shtabi i Emergjencën vazhdon të mbajë të monitoruar situatën.

 

Ja komunikata e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Elbasanit:

Sipas informacioneve te marra sot ne oren 8.30 ne qarkun Elbasan situata eshte si me poshte: Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjitha te hapura, te kalueshme. Per shkak te shirave ka pasur renie guresh inertesh ne aksin Elb-Lib, dhe Gramsh-Moglice. Renie aluvionesh ne Cerrik-Gramsh, dhe renie dherash ne Pishkash te Librazhd-Q.Thane. Ne Nj.A Orenje Bashkia Librazhd po punohet nga ana e OSHE per riparimin e defekteve ne furnizimin me energji elektrike. Lumenjte Shkumbin e Devoll kane prurje por jo problematike. Edhe perroi Zaranikes ne bashkine Elbasan ka pasur rritje te prurjeve por pa dhene probleme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu