Vjedhje me armë në Itali, ‘Shqiponjat’ kapin 23-vjeçarin

0

 

Një 23-vjeçar, banues në Shkodrës ka rënë në prangat e policisë për një vjedhje me armë që kreu në vitin 2019 në Itali. Forcat Shqiponja morën informacione për vendndodhjen e të riut në lagjen “Vojo Kushi”, ku u bë i mundur edhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimin drejt Itali.

Maksimumi i viteve që duhet të kalojë pas hekurave është 20 vite për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”.

Njoftimi i plotë- Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe vihet në pranga një 23-vjeçar i kërkuar në Itali për vjedhje me armë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, u organizua puna për kapjen e një 23-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas lokalizimit të vendodhjes së personit të kërkuar, forcat e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, Shkodër, bënë kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:

B.Th., 23 vjeç, banues në Plan, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu