Një tjetër pushues rrezikon të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.
Ngjarja në zonën e Ranës së Hedhun. Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji.
Burime bëjnë me dije se ai është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, në gjendje të rëndë për jetën. Akoma në gjendje të stabilizuar, 30-vjeçari ka konsumuar shumë ujë deti, ndërsa po monitorohet në urgjencë.
Pasi është nxjerr në breg nga familjaret dhe pushues, i kanë ardhur në ndihmë 4 mjekë dhe 2 ambulanca.
Ndërkohë tre ditë më parë një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë nxjerrë nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin.
Vajza po ashtu nga Kosova është në gjendje të mirë shëndetësore.