Shoqata e Transportit kërkoi rritje të çmimit të biletës, Balluku merr vendimin! Tregon edhe nismën e fundit të qeverisë

0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku gjatë një takimi me Shoqatën e Transportit Publik ka konfirmuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës, pavarësisht kërkesës së tyre për ta çuar atë në 80 lekë, për shkak të krizës që po kalonin nga rritja e çmimit të naftës.

Ndërkohë Balluku tha se është marrë vendimi që qeveria do të kompensojë me 100 lekë për çdo litër naftë ofruesit e shërbimit të transportit publik.

Balluku: Për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme. Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe ju përdorni për transportin tuaj.

Kompensimi do bëhet në drejtorinë e tatimeve. Do bëjmë kompensimin real të naftës.

Kompensimi do të vijë nëpërmjet Drejtorisë së Tatimve, duke qenë se ata kanë të gjitha të dhënat. Dhe ne do u referohemi të dhënave nga konsumi që keni pasur një vit më parë, pasi është e pamundur që ne t’i referohemi konsumit aktual.

Do kishte vonesë dhe do kishte abuzime.

Kështu që duke u referuar konsumit të një viti më parë dhe Drejtorisë së Tatimeve ne do të arrijmë që të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur në të njëjtën kohë në vitin e shkuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu