Shoqata e Transportit Publik ul çmimin e abones

0

Këtë muaj çmimi i abones është ulur nga 16 mijë në 12 mijë lekë të vjetra.

Tashmë abonetë nuk shiten më në kioskat ku janë shitur më parë, por nga disa persona të paautorizuar në rrugë.

Sipas Shoqatës së Transportit Publik kjo gjë ka ndodhur pasi në momentin që kompanitë kanë mungesë likuiditeti për shpenzimet ditore detyrohen të ulin çmimin.

Shoqata e Transportit Publik vazhdimisht ka kërkuar mbështetje me subvencione nga ana e qeverisë, por edhe pse transporti publik ka kaluar një periudhë të vështirë pasi qëndroi mbyllur për një periudhë të gjatë për shkak të pandemisë e vetmja ndihmë që kanë marrë nga qeveria ka qenë paga e luftës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu