‘Tërbohet’ nusja 33-vjeçare,ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës,kunatit dhe vajzës së saj të mitur

0

Policia e Korçës ka arrestuar mesditën e kësaj të hëne, një 33-vjeçare pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj me inicialet M. A., 63 vjeçe, kunatit E. A., 37 vjeç, si dhe vajzës së saj të mitur 4-vjeçare.

Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë 33-vjeçaren drejt këtyre veprimeve të dhunshme.

Mësohet se ngjarja të ketë ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit verilindor, dhe sipas policisë 33-vjeçarja është me banim në Durrës.

Gjithashtu ajo në ‘tërbim’ e sipër ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.

“Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës’”, njofton Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu