Flet nga spitali polici që u qëllua në sy: “Kisha frikë se s’do të shihja më”! Apeli i prindërve: Ju lutem…

0

“Më e keqja kaloi. Kisha frikë se nuk do të shihja më fare. Në Turqi më kanë dhënë një shpresë”. Kështu u shpreh sot efektivi i policisë Fadil Allaraj, i cili u lëndua nga protesta e dy netëve më parë në Tiranë.

Ai pritet që të transportohet për mjekim të specializuar në Turqi, ndërsa mjekja që i dha ndihmën e parë tregoi “Syri ishte krejtësisht i zbrazur. Arritëm të mbajmë syrin. Ai ishte konfuz nuk dinte ku ishte në momentin e parë”.

Prindërit e efektivit kishin një apel për protestuesit. “Ta ulin dorën, se sikur është djali im edhe ata kanë fëmijë, me u qorru fëmijën si do të ndihen. Ju lutem të ulin dorën”. Kryeministri Edi Rama kishte një mesazh për opozitën dhe protestuesit, pasi vizitoi efektivin.

“Zoti u ktheftë mendjen e humbur atyre që ngrenë dorë ndaj të tjerëve dhe dora e drejtësisë mos vonoftë, jo vetëm mbi policin që mori jetën e një njeriu, as vetëm mbi dhunuesit e policëve në krye të detyrës, po edhe mbi ata që kanë dy vjet e gjysëm që duan të djegin Shqipërinë” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu