Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja, është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës. Flamur Rraja dyshohet të ketë dhunuar një qytetar me emrin Kujtim Caca, pas sherrit me të për një kanal ne Nikel. Bashkë me të në kërkim është shpallur dhe i biri, Ariel Rraja, i dyshuar gjithashtu se ka marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj qytetarit.Policia nen drejtimin e prokurorise po vijojne hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave dhe motiveve te ketij konflikti.