Shpallja non grata e Berishës, Agron Shehaj tregon qëndrimin e tij

0

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nga lista e PD në qarkun e Tiranës, Agron Shehaj ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur për vendimin që mori për të kandiduar si kryetar i PD-së.

Ai tha se PD-së i duhet një lider i pakorruptuar, duke lënë të kuptohet se Basha është i tillë, por kur u pyet për këtë gjë ai tha se nuk mendon që Basha është i korruptuar.

Në lidhje me “non-gratan” e Berishës vendosi që të mos komentojë, ndërsa për një bashkëqeverisje me Ramën, dha përgjigje negative.

Pyetje: A është kjo konferencë një distancim nga PD-ja?

Agron Shehaj: Më vjen keq që është interpretuar si distancim, por jo. Duhet të jemi neutralë në raport me PD.

Pyetje: Nëse do të bëheshit kryetar i PD-së, do ishe i gatshëm për bashkëqeverisje me Ramën?

Shehaj: Nëse do jem kryetar i PD nuk do ketë në asnjë mënyrë bashkëqeverisje me të.

Pyetje: Ju tha se PD-së i duhet një lider i pakorruptuar, Lulzim Basha është i korruptuar?

Shehaj: Jo nuk besoj se është lider i korruptuar. Përballë Ramës duhet një njeri krejt ndryshe nga Rama. Fakti që duhet të jetë i pakorruptuar, është të duket, të jetë i korruptuar në të vërtetë.

Pyetje: Berisha “non-grata”, do ta largoni nga grupi parlamentar nëse do të jeni kreu i PD?

Shehaj: Ne jemi të vetëdijshëm që Berisha ka kontribut të jashtëzakonshëm në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit. Sa i takon vendimit nuk dua të jap asnjë koment.

Pyetje: Dje disa prej kolegëve tuaj u shprehën kundër kandidimit tuaj për kryetar partie, si e komentoni?

Shehaj: Është e drejta e tyre të kenë këtë mendim që kanë. Mendoj që kjo na ndan në raport me një pjesë. Duhet shumë investim te lidershipi i PD-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu