Shpërdoruan detyrën, pezullohen nga detyra 3 punonjës policie

0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar 3 efektivë të Komisariatit në Gramsh.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga AMP, nën drejtimin e Prokurorëve Pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë, pas vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të detyrës a shërbimi publik”, për punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Gramsh:

– Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;

– Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga AMP, nën drejtimin e Prokurorëve Pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu