Shpërndanin kokainë në doza në lokalet e natës, arrestohen dy të rinjtë nga Elbasani

0

Dy persona janë arrestuar në Dhërmi, pasi shpërndanin drogëra të forta në doza, në lokalet e natës.

Të rinjtë, 21 dhe 25 vjeç, banues në Elbasan, iu ushtruan një kontrolli nga policia, teksa në automjetin tip “Benz” me të cilën qarkullonin, u sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar kokainë.

Gjithashtu, u gjetën aparate celulare, një sasi parash në lekë, euro, paund dhe franga, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu