Shpërthen bomba në mesin e njerëzve

0

Një bombë e fuqishme e shpërthyer nga një makinë në provincën perëndimore në Herat, Afganistan ka plagosur 47 persona dhe të paktën tetë persona kanë gjetur vdekjen.

Siç kanë raportuar autoritetet pjesa më e madhe e viktimave ishin personel i forcave afgane të sigurisë, ndërsa pjesa tjetër civil, ndër të cilët edhe gra dhe fëmijë.

Ky shpërthim shkatërroi 14 shtëpi, ndërkohë që ende nuk dihet numri i sigurt i jetëve të humbura.

Grupi i shtetit Islamik ka marrë përgjegjesinë mbi këtë sulm, ndërkohë Shtetet e Bashkuara po rishikojnë një marrëveshje paqeje që administrata e Trump ka nënshkruar me talebanët, e cila parashikon tërheqjen përfundimtare të 2,500 trupave amerikane nga Afganistani deri më 1 maj.

“Këto sulme të tmerrshme kanë synuar zyrtarë publikë, gjyqësor, media, punonjës të shëndetit dhe  vullnetarë, përfshirë gratë në pozita të larta, ato që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut dhe pakicat etnike dhe fetare,” kanë thanë zëdhënësit e Këshillit të Sigurimit të Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka të bëjë me zgjedhjen dhe krijimin e një qeverie të përkohshme e cila do të sigurojë paqen në Afganistan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu