U vra nga punonjësi i policisë, familja e George Floyd do dëmshpërblehet me 27 milionë dollarë

0

Familja e George Floyd do të dëmshpërblehet me 27 milionë dollarë, disa javë përpara se të nisë gjyqi për ish-oficerin e policisë, i cili akuzohet se i mori jetën Floyd-it.

Lajmi u bë me dije nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Mineapolisit, pas seancës me dyer të mbyllura.

Kjo shumë e cila u miratua ditën e premte, është nga më të mëdhatë që janë akorduar ndonjëherë në lidhje me dëmshpërblimet nga gabimet e policisë.

George Floyd ndërroi jetë më 25 maj 2020, pasi ish-polici Derek Chauvin i vuri gjurin në qafë për 9 minuta gjatë arrestimit.

Kujtojmë se vdekja e Floyd ndezi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në të gjithë Amerikën.

Reagime pati gjithashtu edhe në shumë vende të tjera të botës, të cilat u solidarizuan me ngjarjen dhe kërkuan drejtësi.

 

Burimi: usnews.com |, joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu