Shpërthen cisterna në Josanesburg, 9 të vdekur dhe 40 të plagosur

0

JOHANESBURG- Nëntë persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën kur një cisternë që transportonte gaz shpërtheu në Boksburg, rreth 40 kilometra në lindje të Johanesburgut. Herët në mëngjes, cisterna u fut nën një urë, pranë shtëpive dhe një spitali.

“Kemi marrë një telefonatë rreth orës 7.50. Zjarrfikësit janë nisur për të shuar zjarrin që sapo kishte rënë. Fatkeqësisht, cisterna shpërtheu ,” tha për AFP William Dlandy , zëdhënësi i agjencisë së rajonit për reagim ndaj fatkeqësive.

Videot amatore të postuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e shpërthimit dhe një top të madh e të zjarrtë nën urë. Makina ishte dukshëm shumë e lartë dhe nuk mund të kalonte nga ajo pikë. Ai mbante rreth 60,000 litra LPG, i cili përdoret kryesisht në furra dhe kuzhina. Shoferi ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet. Nga 40 të plagosurit, 19 janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë. 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, por gjendja e tyre konsiderohet e qëndrueshme. Mes të plagosurve janë edhe gjashtë zjarrfikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu