Shpërthen me eksploziv makina në garazhin e një pallati

0

 

Një automjet ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse në zonën e Freskut në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë.

Sipas bluve mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit Saimir Naski ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu