Parashikimi i motit 23 janar

0
Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën Perëndimore, ku gjatë pasdites reshjet do të intensifikohen në intervale të shkurtra kohore. Ndërsa me reshje dëbore do të jenë zonat malore.
 

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 6 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu