Në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, një automjet tip “Benz” dyshohet se ka marrë flakë për shkak të një defekti gjatë kohës së lëvizjes.
Drejtuesi i automjetit është shtetasi A. H., 40 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa nuk raportohen shtetas të dëmtuar në këtë ngjarje.
Grupi hetimor është i angazhuar në zbardhjen e shkaqeve që çuan në shpërthimin e zjarrit në automjet.