Shpërthen në flakë mjeti tip benz në aksin Elbasan-Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Kërrabës.
Një mjet tip Benz ka marrë flakë ndërsa ishte në lëvizje në këtë aks rrugor.
Sipas të dhënave, shoferi e ka braktisur mjetin vetëm disa sekonda para se mjeti të përfshihet tërësisht nga flaka.
Nuk dihen shkaqet e kesaj ngjarje. Mendohet se shkak të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar fillimisht zjarrfikësit e më pas policia dhe grupi hetimor.