Shpërthen në flakë makina në lëvizje në Tiranë, detajet e para

0

Një automjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër në zonën e Saukut në Tiranë. Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Tani po punohet për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Me datë 09.07.2023, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin U. S., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu