Nga Tirana në Kavajë/ Tragjedi në bregdetin shqiptar, mbytet babai me dy fëmijët e mitur

0

 

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të dielë në plazhin e Vilë- Bashtovë në Kavajë. Mësohet se babai Elvis  Halilaj 55 vjeç  dhe dy fëmijët e mitur nga Tirana  përkatësisht të moshës rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur duke u larë. Policia konfirmon se Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.Fillimisht policia njoftoi se ishin tre shtetas nga Kosova, por pas informacioneve të mëtejshme raportoi se tre viktimat janë nga Tirana.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu