Shpërthen në flakë mjeti në Qafën e Muzinës, trafik i rënduar në aksin Gjirokastër-Sarandë

0

GJIROKASTËR- Një mjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Qafën e Muzinës. Për pasojë, mjeti është shkrumbuar i gjithi. Dyshohet se makina ka marrë flakë nga një defekt në sistemin elektrik të makinës ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi. Nuk dihet se si është gjendja e drejtuesit të makinës.

Djegia e mjetit ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh në aksin Gjirokastër-Sarandë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu