Shpërthen në flakë shtëpia nga fishekzjarret, dy persona humbasin jetën dhe një tjetër plagoset (VIDEO)

0

Dy persona kanë vdekur pasi një banesë shpërtheu nga fishekzjarret. Ngjarja e ndodhur në Ontario, SHBA ka troditur të gjithë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se përveç dy personave që humbën jetën tragjikisht, një 72-vjeçare ka marrë plagë të rënda në këmbë teksa përpiqej të dilte nga banesa.

Pas shpërthimit në vendngjarje shkoi skuadra e bombave si dhe zjarrëfikësit të cilët po spastrojnë zonën.

“Ata janë të nivelit komercial, ashtu si normalisht do t’i shihje në një shfaqje e fishekzjarresh. Ne shpresojmë që të dalim në skenë dhe të fillojmë procesin e hetimit dhe t’i çojmë ata fqinjë në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu