Shpërthen pusi i naftës në Mallakastër, arrestohet shefi i sigurimit teknik

0

Është arrestuar ditën e sotme, shefi i sigurimit teknik në kompaninë e naftës në Mallakastër.

Shtetasi, E.A 40 vjeç, punonte si shef sigurimi teknik në kompaninë e naftës ku ndodhi shpërthimi i një pompe centrifugale duke shkaktuar plagosjen e operatorit të prodhimit, shtetasit V.B 50 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Arrestimi i shefit të sigurimit teknik erdhi si asojë se ky i fundit nuk kishte marrë masat e duhura për të parandaluar shpërthimin që ndodhi.

Njoftimi i Plotë

Mallakastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin E. A., 40 vjeç, banues në Fier (Shef i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 03.05.2021, në fshatin Kash, Mallakastër, për shkak të mosmarrjes së masave të sigurimit teknik, në sallën e pompave të sektorit të dekantimit të kompanisë së naftës ka shpërthyer një pompë centrifugale, ka marrë flakë tubacioni dhe për pasojë është dëmtuar me djegie operatori i prodhimit, shtetasi V. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu